Bujtina “Lleshi”

Screen Shot 2015-12-01 at 02.06.30

Bujtina është e pozicionuar në fshatin “Katund i Vjeter”, në zonën e Rubikut.
Vetë ndërtesa është më shumë se 120 vjeçare dhe rikonstruksioni është bërë në mënyrë të tillë që të ruaj vlerat e saj historike dhe kulturore. Mysafirët do mund të kenë në dispozicion të gjithë bujtinën (të zotët e bujtinës jetojnë 20 metra më larg, në vetë shtëpinë e tyre).

Projekti DETUREL i ka siguruar bujtinës të gjitha mobiliet e nevojshme që janë të përshtatshme për zhvillimin e turizmit dhe gjithashtu të vendosura në harmoni me standardet e Shëndetit dhe Sigurisë të krijuara nga projekti.
Shtëpia është e vendosur në një kodër me një pamje manhitëse nga “Maja e Velës”, që mund të jetë një nga destinacionet tuaja turistike. Ju do jeni të rrethuar nga pemë si dhe kopshte me perime dhe fruta. E ëma e Artanit (pronari i bujtinës) është një guzhiniere tradicionale e shkëlqyer dhe do mund t’ju ofroj pjata sipas kërkesës suaj.

Artani, mikpritësi ka një eksperienc të gjerë në turizëm. Ai është i ri dhe i gatshëm t’ju shoqërojë në eksperiencën tuaj turistike. Ai mund të flasi anglisht, italisht dhe greqisht. Ndjehu i lire për t’i kërkuar Artanit të jetë guida juaj edhe në terrenet më të vështira, dhe kështu ju do të ndiheni të sigurtë dhe të kënaqur në të njejtën kohë.

 

Screen Shot 2015-12-01 at 02.06.39Screen Shot 2015-12-01 at 02.06.45

Kontakt:
Z. Artan Lleshi
Pronari i Bujtinës “Lleshi”

You are donating to : Greennature Foundation

How much would you like to donate?
$10 $20 $30
Name *
Last Name *
Email *
Phone
Address
Additional Note
Loading...