Rreth projektit

Zhvillimi i Eko-turizmit në Rajonin e Lezhës (DETUREL)

Donator: Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Agjencia Austriake Për Zhvillim

Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është të ndihmojë në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në Rubik dhe përgjithësisht në Qarkun e Lezhës dhe evidentuar, me kalimin e kohës, mbrojtjen e mjedisit, vlerave sociale dhe kulturore në rajonin e propozuar, për të forcuar infrastrukturën e mangët në zhvillim dhe për të zgjeruar aktivitetet e turizmit, llojet e mundshme të turizmit alternativ me fokus në turizmin kulturor dhe rural të nën-rajonit, si dhe për të krijuar një proces afatgjatë bashkëpunimi rajonal në turizëm,  i parë si një mbështetje për zhvillimin e ekonomisë.

 

Objektivat specifike të projektit:

  1. Ndërtimi i një koncepti turizmi, projektimi i një plani veprimi sezonal, zhvillimi ekologjik dhe turizmi e qëndrueshëm dhe zbatimi e tij nëpërmjet bashkëpunimit të komunitetit dhe institucioneve vendore.
  2. Rindërtimi i disa shtëpive tradicionale mirditore, dhe shdërrimi i tyre në bujtina të gatshme për tu vizituar nga turistë shqiptarë dhe të huaj.
  3. Ngritja i një sistemi të detajuar të sinjalistikës rrugore, për të ndihmuar vizitorët në identifikimin e atraksioneve kryesore të zonës.
  4. Zhvillimi i standardeve të Shëndetit dhe Sigurisë e këtyre bujtinave, ashtu si dhe stacione ndërmjetësuese për turistët që vizitojnë zonën,duke përfshirë burime njerëzore lokale që sigurojnë përfitues aktivë dhe të balancuar nga pikëpamja gjinore.
  5. Përfshirja e zonave rurale të rajonit të Lezhës në ofertat turistike të tureve kombëtare dhe rajonale dhe marketimi i një destinacioni të ri turistik.

 

Projekti do të zbatohet nga autoritetet lokale në partneritet me aktorët lokalë dhe rajonalë, duke mundësuar qëndrueshmërinë, si dhe vazhdimin dhe mbështetjen për arritjen e objektivave të projektit. Përfshirja e ndërmarrjeve të vogla lokale dhe njësive të qeverisjes vendore do të japin një kuptim të përbashkët pronësisë dhe rezultateve pozitive e cila do të inkurajojë veprime të vazhdueshme, duke rritur përpjekjet e tyre dhe bashkëpunimin në vazhdimësinë e iniciativave të tilla.

Ky projekt parashikon prodhimin e disa produkteve promocionale, si dhe materiale promovuese për të kontribuar në valorizimin e projektit. Eshtë realizuar një guidë turistike në gjuhën angleze dhe shqipe, që pasqyron atraksionet kryesore e zonës në fjalë, për sa i përket rëndësive natyrore, historike dhe tradicionale. Një hartë e detajuar e zonës është ideuar si ndihmë ndaj turistëve në itineraret e tyre. Një dokumentar i shkurtër është realizuar profesionalisht, për të shfaqur veprën e rindërtimit të bujtinave, si dhe bukuritë e zonës përreth. Kjo faqe web është një tjetër mjet promocional që do të mbledhë informacionet e tjera duke i mundësuar vizitorëve të interesuar dhe një përditësim të vazhdueshëm për çdo lajme dhe aktivitet që përfshin këtë zonë. Këto mjete promovuese janë tashmë të aksesueshme, duke kontribuar drejtpërdrejt në qëndrueshmërinee e tij.

Ky projekt do t’i jap jetë këtyre rrjeteve lokale duke institucionalizuar të gjithë procesin e promovimit të turizmit dhe zhvillimit në Rajonin Lezhë dhe specifikisht në Mirditë, të bazuar në bashkëpunimin e ngushtë të palëve të interesuara. Ky projekt do të shërbejë si një model për projekte të tjera, mbi mënyrat për të zhvilluar eko dhe agro turizmin, për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm për mjedisin shoqëror dhe ekonomik.

You are donating to : Greennature Foundation

How much would you like to donate?
$10 $20 $30
Name *
Last Name *
Email *
Phone
Address
Additional Note
Loading...